Tentativë për rrëmbimin e 19 vjeçares në Çair


Nga MPB-ja njoftojnë se  dy vetë kanë  tentuar  që me forcë ta shtyjnë në makinë një vajzë 19- vjeçare mbrëmë në rrugën “Indira Gandi” në komunën e Çairit.

Në Stacionin Policor të Çairit, S.G. (19) ka raportuar se natën e kaluar në orën 21:30 ndërsa po udhëtonte përgjatë rrugës”Indira Gandi”, pas saj po ecte një automjet në të cilin kishte dy persona.

Në një moment, automjeti iu ka afruar personit që ka bërë denoncimin dhe është ndal duke e kapur për dore dhe ka filluar ta tërheqë atë, ndërsa personi tjetër e ka shtyrë atë nga mbrapa me qëllim të futjes së saj në automjet. Pasi ka thirrur babanë e saj, njerëzit janë larguar nga vendi i ngjarjes, informojnë nga MPB.

Baby Boo