TENSIONOHET SITUATA NË STUDIO, FEVZIU I BLLOKON MIKROFONIN FLAMUR NOKËS (VIDEO)


Përplasja mes Qeverisë dhe Presidencës lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër Brendshëm ka shkaktuar debate të forta dhe në emisionin “Opinion”.

Në debat është përfshirë dhe vetë drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu pasi kur ka qenë duke sqaruar për të publikun argumentat e hedhura nga paneli, deputeti demokrat Flamur Noka e ka ndërprerë disa herë.

Gjithashtu, një moment më pas kur ka qenë duke folur pedagogia Iris Luarasi, Noka e ka ndërprerë duke ngritur dhe tonet pavarësisht se moderatori përpiqej të qetësonte situatën.

Situata është acaruar aq shumë saqë Fevziu ka kërkuar nga regjia që Nokës t’i bllokohet mikrofoni pasi nuk mund të mbante fjalim parlamenta në emision.

Baby Boo