Tensionet në veri, Rama: Ushtria e Serbisë me atë të Kosovës, ka zero fuqi


Kryeministri i i Shqipërisë, Edi Rama merr pjesë në panelin e Forumin “Globsec” që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.
Rama në fjalimin e tij ka folur edhe për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës.
“Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme”, tha Rama.
Ai ka folur edhe për shtimin e ushtrisë Serbe në veri të Mitrovicës, ku sipas tij, kjo situatë është një shou, duke theksuar se ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero.
“Ky është shou më i pabesueshëm emocional i politikave të brendshme sepse ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, ka fuqinë e barabartë me zero. Kjo i bie sikur ushtria e Meksikës të shfaqet në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra çka mund të bëjë ? Me gjithë respektin për Meksikën. Nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është thjeshtë për politikë të brendshme. Ka shumë të bëjë me politikën e brendshme, në atë që po ndodh në veri të Kosovës”, tha Rama.
Të hënën, protestuesit janë përplasur me ushtarët e KFOR-it, të cilët 30 prej tyre janë plagosur në tri komunat në veri të vendit në përleshjet me protestuesit serbë.
Ndërsa, nga e premtja e kaluar situata në veri është e tensionuar, pasi që protestuesit serbë nuk kanë lejuar që kryetarët e rinj të katër komunave me shumicë serbe të ushtrojnë detyrën e tyre./Arbresh.info/

Baby Boo