Tensione pas deklaratës së Makronit, Franca u kërkon vendeve arabe të mos ia bojkotojnë produktet


Franca u bëri thirrje vendeve arabe të Dielën të ndalojnë thirrjet për bojkot të produkteve franceze ndërsa Presidenti Emmanuel Macron u zotua se vendi nuk do të dorëzohej kurrë ndaj radikalëve islamikë. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt Jordani dhe Katar si protestë ndaj qëndrimeve të presidentit francez Emmanuel Macron i cili ka mbrojtur të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed ku njerëzit me përkatësi fetare myslimane kanë shprehur pa kënaqësi ndaj presidentit Macron dhe shtetit francez shkruan France24.

“Këto thirrje për bojkot janë të pabazuara dhe duhet të ndalen menjëherë, si dhe të gjitha sulmet kundër vendit tonë të cilat po shtyhen nga një pakicë radikale “ thuhej në deklaratë. Presidenti Macron tha që mësuesi Samuel Paty “u v*ra sepse islamistët duan të ardhmen tonë” por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”. Të dielën Macron tha në një deklaratë : “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë” dhe “Ne nuk e pranojmë gjuhën e urrejtjes dhe mbrojmë debatin e arsyeshëm”.

Publikimi i imazheve të Profetit Muhamed mund të shkaktojë ofendime serioze për myslimanët, mund të shkaktojë njëkohësisht edhe protesta kër*cënime dhe frikë tek njerëzit sepse tradita islamike ndalon qartë imazhet e Muhamedit dhe nuk lejon assesi të keqpërdoret imazhi dhe emri i tij. Thirrjet për të bojkotuar mallrat franceze janë tashmë në rritje në botën arabe dhe më gjerë pasi Presidenti Emmanuel Macron kritikoi islamistët dhe u zotua të mos “hiqte dorë nga karikaturat” që përshkruanin Profetin Muhamed.

Komentet fillestare të Macron të mërkurën erdhën si përgjigje ndaj prerjes së kokës të një mësuesi Samuel Paty jashtë shkollës ku ai punonte si mësues historie në një periferi jashtë Parisit në fillim të këtij muaji pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore në klasë. Myslimanët e shohin çdo përshkrim të Profetit si blasfemi apo fyerje. Udhëheqësit politikë në Turqi dhe Pakistan kanë su*lmuar presidentin Macron duke e akuzuar atë se nuk po respekton “lirinë e besimit” duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Gjithashtu edhe presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan tha se Macron duhet të ketë kontroll të fjalëve kur bëhet fjalë për besimin mysliman. Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vr*asjen e mësuesit. “Ata nuk do të fitojnë ne do të veprojmë” ka thënë Macron kur vizitoi vendin ku ndodhi vr*asja e mësuesit. Për bojkotime të produkteve franceze kanë bërë thirrje edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter.

Përdoruesit e mediave sociale postuan gjithashtu fotografi të z. Macron me një gjurmë në fytyrën e tij ku poshtë kishte vargje Kur’anore duke premtuar “ndëshkim të dhimbshëm” për ata që abuzojnë me Profetin. Në Arabinë Saudite ekonomia më e madhe e botës arabe është shfaqur një hashtag rrjetin social Tëitter ku bën thirrje për bojkotin e supermarketit francez më të madh Carrefour që në Arabinë Saudite është shumë i përhapur. Thirrje të ngjashme për bojkot janë lëshuar edhe nga grupe në Jordan dhe Katar. Përktheu: Njomza Arifi

Baby Boo