Tensione në seancën gjyqësore të rastit “Tortura”


Sot përsëri dëshmoi lideri i partisë Të Bashkuar për Maqedoni, Lube Boshkovski për rastin “Tortura”. Në sallën e gjyqit u shkaktua tension kur avokatët e Mijallkovit e pyetën Boshkovskin, a është e vërtetë se në kartonin mjekësor nuk është konstatuar lëndim në faqen e tij për çka Boshkovski kishte deklaruar se lëndimi është bërë nga pistoleta të cilën ia kishte drejtuar njëri nga të akuzuarit. Boshkovski reagoi se përsëri duhet ta kujtojë trajtimin çnjerëzor dhe brutal.

Dua të them se kur më kujtohet ajo torturë nervozohem dhe sërish kthehem në kohën e errët”-tha Lube Boshkovski, i dëmtuar në rastin “Tortura”.

Ne vetëm deshëm ta lutim Këshillin, dëshmitari të përgjigjet konkretisht. Nuk hyjmë në emocionet e tij. Nëse ka probleme të tilla ato mund t’i zgjidhë tjetër kund, këtu nuk është vendi. Ndërsa për traumat ekzistojnë psikiatër”-pohoi Sasho Mijallkov, i akuzuar në rastin “Tortura”.

Pas përplasjeve mes tyre, Boshkovski u përgjigj se nuk i kujtohet çfarë kishte shkruar në kartonin e tij mjekësor. Në gjykatë u lexua deklarata e tij të cilën Boshkovski e kishte dhënë në gjykimin e parë.

Me siguri se do të fitojë drejtësia. Por insistoj vërtetë të ketë gjykim të drejtë, para së gjithash dhe mbi gjitha të ketë dimension njerëzor”-tha Lube Boshkovski, i dëmtuar në rastin “Tortura”.

Gjykimi i rastit “Tortura” filloi para dy viteve. Përveç ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish kryeshefi i njësitit Alfa, Ivica Antevski- Puki, në bankën e të akuzuarve gjenden edhe pesë pjesëtarë të policisë. Sipas aktakuzës, ata kanë vepruar në mënyrë jonjerëzore dhe brutalisht gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit në vitin 2011, ndërsa Mijallkov ka urdhëruar policët që të përdorin forcë të tepruar që Boshkovskit t’i shkaktohet vuajtje shpirtërore.

Baby Boo