Tensione në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë


Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zj*arr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi. Në deklaratën e ministrisë thuhet se pozicionet në drejtim të fshatit Parmakbine të provincës Kalbajar më 14 shkurt nga ora 18:45 ishin nën zjarr në intervale të caktuara nga pozicionet armene në fshatin Zarkent të provincës Basargeçer.

Në deklaratë thuhet se ushtria armene ka hapur zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit të vendosura në fshatin Ağbulak të provincës Tovuz, nga fshati Çinarlı i provincës Tovuzkale, rreth orës 01:40 mëngjesin e sotëm.
Thuhet se ushtria e Azerbajxhanit gjithashtu u përgjigj ndaj këtyre su*lmeve.

Baby Boo