Tension në parlament


Parlamentin shqiptar po përjetin momente tensioni pasi opozita e djathtë dhe e majtë, po bëjnë presion për të larguar qeverinë e kryeministrit Rama. Veç të tjerash ata e akuzojnë ministrin e brendshëm Xhafaj se ka mbrojtur dhe mbuluar veprimtarinë kriminale të vëllait të tij. “Kushtetuta ka rënë, se kodi ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji për vettingun e policisë ka rënë për aq kohë sa në atë karrige janë ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama. Ata janë hartuesit e një skenari kriminal për të mbuluar vëllain Agron Xhafaj” tha kreu i opozitës Lulzim Basha sapo nisi seanca. “Ti kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren, kësaj pseudomazhorancë është njësoj si ti kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë” tha zoti Basha.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha, pasi sipas tij kreut të opozitës i përfundoi koha prej 3 minuta. Kjo provokoi reagim të deputetëve të opozitë që dolën menjëherë në podium. Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej“Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeverisë së krimit dhe drogës”. Menjëherë zoti Ruçi ndëpreu seancën. “Është fatkeqësi e maxhorancës dhe vendit që nuk ka opozitë” tha zoti Ruçi.

Baby Boo