Temperatura rekord në Europë, Spanja të premten 45 gradë


Gjermania, Polonia dhe Republika Çeke shënuan të mërkurën temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë dhe kjo situatë pritet të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.

Në disa vende përfshirë Francën dhe Zvicrën, termometri pritet të shënojë gjatë ditës së sotme mbi 40 gradë.

Sinoptikanët fajësojnë frontin jashtëzakonisht të nxehtë të mbërritur nga Afrika Veriore për këtë valë përvëlimi në kontinentin e vjetër.

Zyrtarët francezë kanë lëshuar paralajmërime të rrepta rreth rrezikut për jetën. Pretendimeve se qeveria po e ekzagjeron disi situatën, ministrja për  Solidaritet dhe Shëndetësi, Agnès Buzyn, iu përgjigj duke treguar se shqetësimi është real.

Disa pjesët e Francës dhe Zvicrës po regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta lokale, e deri në Alpe lart, ato kanë mbërritur në disa vende në 30 gradë Celsius.

Metereologët  thonë se i nxehti do të intensifikohet gjatë ditëve të ardhshme.

Në disa pjesë të Spanjës verilindore, temperaturë mund të mbërrijë të premten në 45 gradë Celsius.

Baby Boo