Temperatura pranverore, dita e sotme do të arrijë deri 20 gradë


Sot na pret mot me diell dhe mbi mesataren e ngrohtë për këtë periudhë të vitit.

Sipas parashikimit të HMRC, temperaturat sot në disa pjesë të vendit do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Gjatë ditës në disa pjesë të vendit do të ketë vranësira të lehta lokale dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë. Temperaturat në kryeqytet do të lëvizin nga -2 deri në maksimum 14 gradë.

Në ditët në vijim parashikohet mot me diell dhe i ngrohtë.

Baby Boo