Telenovela rome: Familja denoncon rrëmbimin, vajza: Jam e martuar


Është kthyer në një telenovelë historia e 17-vjeçares. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40-vjeçari nga Fieri për rrëmbim dhe pengmarrjen e 17-vjeçares, por kjo histori zbuloi një histori sa tragjike aq absurde që luhet prej kohësh mes dy familjeve të komunitetit rom.

Shpëtim Muharremi është vënë në pranga pasi familja e Skënder Dalipit, që është vëllai i bashkëshortes së tij të parë, e akuzon se i ka rrëmbyer dy herë vajzën e mitur ndërsa ngrenë edhe dyshime për abuzim nga 40-vjeçari.

Policia në njoftimin për ngjarjen thotë se zyrtarisht nuk e di vendndodhjen e vajzës, e cila në fakt jeton prej muajsh në Levan të Fierit, ku thotë se është martuar me djalin e personit që akuzohet se e ka rrëmbyer.

Edhe pse nuk di mirë shqip, ajo thotë se qëndron aty me dëshirë dhe nuk dëshiron të kthehet pranë familjes në Gjirokastër, pasi sipas saj e kanë martuar me zor. ”Kam ardhur vetë me autobus, dua të rri me burrin, me Edin”,-tha vajza.

E ëma e 17 vjeçares thotë se vajzës i bëhet presion. Historia bëhet edhe më tragjike, ndërsa të dyja familjet pranojnë se 17-vjeçarja është detyruar të abortojë një fëmijë.

Baby Boo