Telekomi i Maqedonisë me rritje në gjysmëvjetorin e parë dhe modernizim i vazhdueshëm i rrjetit


Telekomi i Maqedonisë vazhdon me punën e suksesshme në të gjitha segmentet edhe në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2021. Të ardhurat e shitjes janë rritur për 4,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe janë 5.391 milionë denarë. Fitimi operativ para interesit, tatimit dhe amortizimit (EBITDA) është rritur për 5,3 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Telekomi lider në segmentin e TV-së
Makedonski Telekom është pozicionuar fuqishëm në pozitën e liderit në tregun e shërbimeve të TV-së me më shumë se 34 për qind pjesëmarrje në TV tregun e përgjithshëm. Në fund të gjysmëvjetorit të parë është rritur baza e konsumatorëve për 4,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe tani është 144,5 mijë abonues. Në pajtim me trendet e këtilla, rritje shënojnë edhe të ardhurat e këtij segmenti, të cilat gjithashtu janë rritur për 3,6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në fund të gjashtë muajve të parë të vitit 2021, Makedonski Telekom shënon rritje edhe në segmentin e internetit me numër të rritur të shfrytëzuesve për 6 për qind dhe qasje të rritur në internetin me shtrirje të gjerë për 5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë prej vitit 2020. Numri i shfrytëzuesve të internetit tani është 194,1 mijë, ndërsa pjesëmarrja në treg është 49,5%.
Edhe të ardhurat e shërbimeve mobile në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 shënojnë rritje prej 3,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sa i takon numrit të rritur të shfrytëzuesve pripejd.

Modernizimi i infrastrukturës rrjetore
Përkushtimi i kompanisë dhe investimet në rrjetin optik rezultojnë në rritje të vazhdueshe të numrit të qasjeve optike në vend. Në fund të gjashtë muajve të parë të këtij viti, mbi 233 mijë shfrytëzues kanë qasje në optikë që është për 12 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
Me punën e vazhdueshme pozitive, kompania i siguron parakushtet e domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të rrjetit dhe prezentimin e teknologjive të reja dhe shërbimeve inovative. E gjithë kjo shfrytëzuesve do t’u sigurojë përvojë shumë të mirë abanouese, ndërsa shoqëria bazë për digjitalizimin e vazhdueshëm në çdo segment.

Baby Boo