Telekom sërish ndalon transmetimin e Russia Today, këtë herë respekton vendimin e Qeverisë


Operatori Telekom sot sërish ka ndërprerë transmetimin e televizionit rus Russia Today, këtë herë njoftohet se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Qeverisë. Ky kanal sot nuk është i qasshëm për parapaguesit e këtij operatori.

“Ju njoftojmë se në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe e njëjta pasi është reflektuar përmes vendimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuese, riemitimi i këtij kanali nuk është më i lejuar”, shkruhet në njoftimin e Telekom.

Ndryshe më herët ky kanal ishte ndërprerë menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, por me arsyetimin se e njëjta është bërë për shkak të problemeve teknike.
Qeveria në fillim të muajit mars kishte dërguar rekomandim deri te operatorët në Maqedoninë e Veriut, që përkohësisht të ndalojnë të emitojnë kanalet ruse. Njëkohësisht, Këshilli i BE-së ka ndërprerë shpërndarjen e kanaleve ruse shtetërore në shtetet e Bashkimit Evropian.

Baby Boo