Telefonat dhe tabletat u shkaktojnë fëmijëve probleme mendore


Fëmijët e vegjël të moshës dyvjeçare janë duke zhvilluar probleme të shëndetit mendor për shkak të telefonave të mençur dhe tabletave, paralajmërojnë shkencëtarët.

Qëndrim vetëm një orë në ekran mund të jetë i mjaftueshëm që fëmijët të jenë më anksiozë dhe depresivë, percjell Fakte.

Kjo mund t’i bëjë ata më pak kuriozë, më pak të aftë për të kryer detyra, më pak emocionalisht stabilë dhe mund t’ua ulë vetë-kontrollin.

Edhe pse adoleshentët janë më së shumti në rrezik nga pajisjet dëmtuese, fëmijët nën moshën 10 vjeçare dhe ata që kanë trurin në zhvillim e sipër gjithashtu janë duke u prekur.

Por hulumtimi tregon se fëmijët ‘zombie’ britanikë kalojnë gati pesë orë çdo ditë në pajisjet elektronike.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i San Diegos dhe Universiteti i Gjorgjas thonë se koha e shpenzuar në smartfonë është një shkak serioz por i shmangshëm i çështjeve të shëndetit mendor.

“Gjysma e problemeve të shëndetit mendor zhvillohen nga adoleshenca”, thanë profesorët Jean Twenge dhe Keith Campbell.

“Ekziston nevoja për të identifikuar faktorët që lidhen me problemet e shëndetit mendor që [mund të ndryshohen] në këtë popullsi, pasi shumica janë të vështira ose të pamundura për t’u ndikuar.

“Si fëmijët dhe adoleshentët kalojnë kohën e lirë është më e lehtë për të ndryshuar”, thuhet më tej.

Prindërit dhe mësuesit duhet të shkurtojnë sasinë e kohës që fëmijët kalojnë në internet ose shikojnë televizor derisa mësojnë, socializohen, hanë apo luajnë ndonjë

Baby Boo