Tek fshati Smokvicë në rajonin e Gjevgjelisë janë zbuluar 83 emigrantë


Policia e Maqedonisë sot tek fshati Smokvicë, ka gjetur 83 emigrantë të paligjshëm, nga të cilët 11 persona minoren, në një automjet me rimorkio pronësi e një ndërmarrje dhe të drejtuar nga një qytetar i Gjevgjelisë.

MPB-ja kumtoi se sot në mëngjes në orën 8:10 minuta në afërsi të fshatit Smokvicë, policë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontroll kufitar “Bogorodicë” kanë penguar kontrabandimin e emigrantëve nga një automjet transportues me rimorkio me targa të Gjevgjelisë pronësi e një ndërmarrje, ndërsa të drejtuar nga shoferi R.R. nga Gjevgjelia.

Në hapësirën transportuese të automjetit, janë gjetur 83 emigrantë të paligjshëm nga të cilët 11 ishin minoren. Dhjetë nga personat minoren ishin nga Pakistani dhe një nga Afganistani, ndërsa ndër 72 emigrantët e rritur, katër ishin nga Iraku, një nga India, një nga Afganistani dhe 66 nga Pakistani.

Shoferi është marrë për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa personat për momentin gjenden në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kumtoi MPB-ja.

Baby Boo