TEK AMBULANCA NË BUTEL SHKOHET ME NOT! , SMILEVSKI: AMBULANCA ËSHTË NDËRTUAR PA LEJE


Për të arritur deri tek dyert e ambulancës në lagjen e Butelit, duhet të kesh një makinë.

Kur ka reshje të shiut i gjithë oborri mbushet i tëri me ujë.

 

“Djali që filmonte këtu i thash të ftojë kryetarin e komunës që të mësohet të notojë këtu”, u shpreh banori i Butelit.

 

E përveç ujit, objekti i ambulancës është në gjendje alarmante.

Streha nuk mund të mbajë ujin, dhe muret e mykura po frikësojnë banorët mos të marrin ndonjë sëmundje kur vijnë të shërohen.

 

 

“Me të vërtetë gjendje e tmerrshme. Nuk është lëvizur as me një gisht, për të rregulluar diçka. E pashë drurin. Shikoni si duket ky dru, mos dashtë Zoti të bie, do të na vrasë të gjithëve. Këto janë kushtet. S’ka ku të shkojmë dhe të ankohemi, e as nuk ka dikush që të na pranojë për t’i dëgjuar ankesat tona. Nuk e di nëse shkoj unë vetë dhe e thërras kryetar, a do të vijë ai”, tha banori i Butelit.

 

Banorët thonë se një kohë në këtë ambulancë mbetën edhe pa tualete.

 

“Kushtet janë të këqija, një kohë i mbyllën edhe tualetet, më të moshuarit nuk mund të shkonin as në tualete. Kjo është para rrënjes edhe pse është e vjetër. Duhet të jetë abulancë”, tha banori i Butelit.

 

 

Në emisionin Clik Plus para një muaji kryetari i Butelit Velimir Smilevski tha se ambulanca është pa leje ndërtimi, ndërsa sipas tij problemi më i madh është së në planin urbanistik nuk figuron ambulanca.

 

 

“Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje, për të cilin nuk kemi fletë prone. Problemi më i madh është se në planin tonë urbanistik nuk është shkruar se këtu ekziston ndonjë ambulantë apo se do të ketë poliklinikë. Në seancën e parafundit të Këshillit, ne e kemi hapur çështjen për këtë pjesë të komunës dhe shpresoj se së shpejti do ta ndryshojnë Planin e Detajuar Urbanistik”, Velimir Smilevski kryetar i komunës Butel.

 

 

 

Përveç ambulancës në Butel mjekët prapa kamerave thanë se kështu në këtë gjendje janë edhe  gjashtë ambulanca në Qytetin e Shkupi të cilat janë ndërtuar në vitin 1963 pas tërmetit.

Sipas kryetarit në fillim duhet të zgjidhet problemi me lejen e lokacionit dhe më pas të fillojë ndërtimi i objektit të ri të ambulancës. Objekti i ambulancës është vetëm pak metra larg godinës së Komunës së Butelit.

Baby Boo