Teatri Shqiptar reagon ndaj kronikës të publikuar nga Alsat


Teatri shqiptar përmes një komunikate ka reaguar ndaj kronikës së djeshme të emituar në televizionin Alsat mbi raportin e veçantë të kryer nga revizor të jashtëm e që ka të bëjë me rikonstruksionin e këtij teatri, në të cilin në mënyrë të detajuar janë sqaruar mënyrat e nënshkrimit të anekseve nga persona jo-kompetent, si dhe lëshime tjera për të cilat më gjerësisht do të njoftojnë në lajmet e orës 19 ndërsa në vazhdim Alsat transmeton në tërësi reagimin e teatrit.

“Ju në lajmet Tuaja ditore dhe ueb portalet më 15.11.2018 publikuat të pavërteta për Institucionin Nacional “Teatri Shqiptar”- Shkup dhe drejtuesit e tij. Me këto veprime Ju keni shkelur jo vetëm të drejtën pozitive vendore si që është Ligji për përgjegjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, por edhe parimet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe atë nenin 10. Publikuat të pavërteta dhe shpifje me çka i shkaktuat dëm institucionit tonë “Teatri Shqiptar”- Shkup, me ofendimet e kryera dëmtuat nderin dhe autoritetin e institucionit tonë dhe drejtuesit të tij. Me përhapje të pavërtetave në lajmet e sipërpërmendura, shkaktuat dëm të madh mbi autoritetin dhe nderin e institucionit tonë dhe drejtuesit të tij, andaj në pajtim me dispozitat ligjore, para parashtrimit të padisë për kompensim të dëmit, ua dorëzojmë këtë Kërkesë dhe Ju ftojmë të kërkoni falje dhe publikisht të tërhiqni të gjitha video materialet dhe shkrimet, falje të cilin do ta kërkoni publikisht në të njëjtin vend dhe me të njëjtën kohëzgjatje si që i keni publikuar video materialet dhe shkrimet e sipërpërmendura. Në pajtim me nenin 13 të Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje, Ju ftojmë në afat prej 48 orësh nga dita e dorëzimit të kësaj kërkese, të kërkoni falje dhe publikisht të tërhiqni përmbajtjet e sipërshënuara të cilat i keni publikuar nga dita 15.11.2018 edhe atë në lajmet Tuaja dhe në ueb portalet Tuaja pa siguruar paraprakisht dëshmi dhe pa mar sqarim ose deklaratë nga ana jonë” përfundon reagim i Teatrit Shqiptar në Shkup.

Baby Boo