Të zhdukur prej 9 ditësh në shpellë, gjenden të gjallë 12 djemtë

Skuadra e kërkim-shpëtimit i ka gjetur të gjallë të 12-të djemtë dhe trajnerin e tyre në një shpellë në Tajlandë, ku rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh.

Baby Boo

Djemtë, nga 11-16 vjeç, janë pjesë e të njëjtës skuadër futbolli, e së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar të “Tham Luang Nang Non”, ku janë bllokuar pasi janë zënë në befasi nga një vërshim i papritur uji.

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duket më premtues, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.