Të vdekura brenda natës, 12 foshnja gjenden në qese plastike në një dhomë spitali


Të paktën 12 foshnja të vdekura janë gjetur të futura nëpër qese plastike në njëdhomë spitali.

Guvernatori i Nairobit ka urdhëruar një hetim pasi pas një vizite të papritur në një spital të kryeqytetit kenian gjeti 12 foshnja të futura në qese dhe kuti.

Mike Sonko u shpreh se kishte shkuar në në Maternitetin Pumwani të hënën pasi kishte marrë disa ankesa për neglizhencë dhe se punonjësit po mbanin trupa të pajetë foshnjash në një dhomë spitali.

Në deklaratën e tij, Sonko thotë:

Gjatë vizitës zbulova 12 foshnje që kanë vdekur në spital në mënyrë misterioze dhe trupat e tyre ishin fshehur në kuti dhe qese brenda një dhome..”
Një punonjës i spitalit u justifikua duke thënë se vetëm një fëmijë kishte vdekur që nga e premtja, por guvernatori pohoi se numri ishte më i lartë.

Sonko më pas urdhëroi një punonjës për të hapur disa kuti dhe qese plastike që ishin vendosur në një dhomë, dhe u zbuluan12 trupa të pajetë foshnjash.

Nuk është e qartë ende se çfarë shkaktoi vdekjen e foshnjave apo çfarë ndodhi me nënat e tyre.

Baby Boo