Të ulet ekonomia e zezë, tatimet më vonë


Rënia e ekonomisë prej afër 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ulja e konsumit dhe remitancave, më pak të ardhura në arkën e shtetit dhe treguesit e tjerë negativ ekonomik në vitin e kaluar, si dhe rritja e kërkesave për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, po shtrojnë edhe çështjen e rritjes së nevojës për financime të reja nga ana e shtetit. Njëherësh, edhe borxhi publik ka tejkaluar kufirin psikologjik prej 60 për qind të PBB-së apo borxhit i shtetit është më i lartë se 7 miliardë euro, ndërsa ekonomia po tregon shenjat e ngadalshme të rimëkëmbjes që pritet të zgjasë disa vite.

SI TË ULET EKONOMIA INFORMALE
Gjithashtu, në kushte kur edhe sivjet po rriten kërkesat për të vazhduar ndihmat ekonomike dhe rritja e mëtejshme e borxhit publik, ekonomistët thonë se në radhë të parë duhet të mendohet për të gjetur mënyra se si të ulet ekonomia informale, apo se si të hollat që qarkullojnë në ekonominë e zezë pjesërisht të kalojnë në ekonominë formale. Në të njëjtën kohë sugjerohet që më shumë kujdes të bëhet për uljen graduale të ekonomisë informale, dhe pastaj të mendohet dhe shqyrtohet me kujdes edhe vendosja eventuale e tatimeve më të larta. Ekzekutivi planifikon që përmes shkallëve më të larta të rritjes ekonomike dhe reformave tatimore të stabilizohet më tej situata ekonomike.

Nga qeveria thonë se aktualisht po bisedohet për reforma eventuale të politikës tatimore , ndërsa akoma nuk ka propozim konkret lidhur llojet me masat e ndryshme që do të ndërmerren në këtë drejtim, apo rritjen eventuale të llojeve të ndryshme të tatimeve.
“Nëse reforma tatimore nënkupton vendosje të tatimit progresiv them pse jo?. U dëshmua se në kr*izë disa të pasur u bënë edhe më të pasur dhe për shkak të bindjes ideologjike, vlerësoj se duhet të kemi tatim progresiv, të pasurit duhet të paguajnë dhe t’u kthejnë më të varfërve.

Nëse kjo nënkupton vendosje të tatimit të ri për të varfrit them jo, sepse ne atyre ju kemi borxh që të dalin nga pragu i varfërisë dhe të fillojnë të jetojnë një jetë me një të dinjitetshme ”, thotë zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Sipas tij, secili propozim është i mirëseardhur nëse shkon në drejtim të përmirësimit të situatave dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, por Qeveria duhet të ketë kujdes të mos i ngarkojë më shumë se që kanë të drejta qytetarët.

Rritja e tatimeve është një lloj i rritjes së anës së të ardhurave të Buxhetit, por unë jam një nga ata të cilët që në fillim të krizës dëshmoi se edhe në periudhë të krizës duhet të vazhdojmë të lu*ftojmë me ekonominë gri sepse u dëshmua se pikërisht ekonomia gri ishte një nga faktorët për efektin më të madh negativ nga kr*iza, thekson Bytyqi. Ai shton më tej se tek tatimi personal dhe tatimi në të ardhura personale, nevojitet që tek sektorë të caktuar ai të ulet duke ndihmuar ristartimin e ekonomisë dhe duke e bërë atë më konkurruese. Kohë më parë, ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se ekonomia gri, e cila zë rreth 37 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, mund të luftohet vetëm përmes masave që do të kontribuojnë që rreziku i operimit brenda zonës gri të jetë më i lartë se benefitet e saj.

TË MOS KESH HESAP TË PUNOSH NË EKONOMINË INFORMALE
“Ajo që ne duam të arrijmë, në fjalorin ekonomikë, është të rrisim koston e oportunitetit të ekonomisë gri, apo me fjalë të popullit, do të thotë që rre*ziku prej ekonominë gri të jetë më i madh se benefiti nga ekonomia gri. Masat do të ulin përfitimet, sepse në ekonominë formale është më thjeshtë të punohet. Duke forcuar kontrollet, do të krijohet një vetëdije që mund të humbësh më tepër sesa mund të fitohet”, thotë Besimi. Sipas tij, edhe përmes digjitalizimit si masë mund të luftohet ekonomia gri, ndërsa edhe masa të mëtejshme do të forcojnë ndërgjegjësimin për tatimet dhe do të motivojnë tatim paguesit për të përmbushur detyrimet e tyre, si përfshirja e subjekteve në ekonominë formale , dhe kontrollet në rritje.

Në ndërkohë edhe pse me vite në Maqedoni po luftohet ekonomia informale, ajo sërish mbetet e lartë. Vlerësohet se ka munguar një vullnet më i madh politik për këtë gjë nga të gjithë qeveritë në të kaluarën. “Deri tani askush nuk i ka përveshur mëngët që shohim se në ç’masë grumbullohet tatimi në të gjitha komunat . Pas kësaj mund të përcaktohet edhe fshehja e tatimit , dhe mund të shtrohet edhe zgjidhja e këtij problemi me mënyra të ndryshme si me ndërgjegjësimin dhe fushatat për të paguar tatime.

Mirëpo në të njejtën kohë duhet të rrjedhë edhe procesi i investimeve në infrastrukturë të ndryshme qoftë rrugë , ujësjellës dhe kanalizime etj me qëllim që të shikojnë qytetarët dhe bizneset se kjo ndërmerret me qëllim të pagesës së tatimit”, thotë konsulenti ekonomik Goran Rafajllovski. Sipas tij, nevojitet edhe një qasje ndryshe, ku në fillim paralajmërimet apo dënimet duhet të jenë më të vogla ndërsa më vonë ato do të jenë më të mëdha. Është e pritshme qe me një punë më serioze të ulet ekonomia informale nga afër 38 për qind edhe të përgjysmohet në gati 20 për qind, me çka në arkën e shtetit do të hyjnë afër 400 milionë euro me çka do të ulet edhe nevoja për huazime të reja nga ana e shtetit.

EVROPA, EKONOMIA INFORMALE SA HARXHIMET SHËNDETËSORE
Në ekonomitë evropiane ka një aktivitet ekonomik informal në masën 18.4 për qind, që është pjesë e mos tatimit duke e hedhur barrën në pjesën formale të ekonomisë që mbetet në masën 81.6 për qind. Evropa ka një evazion në shumën e 1 triliardë dollarë amerikan , që është një kosto e barabartë me një humbje tatimore sa shpenzojnë qeveritë evropiane për shërbimet shëndetësore për një vit fiskal. Nëse e krahasojmë humbjen fiskale nga boshllëku tatimor me shpenzimet qeveritare ato i mungojnë qeverive evropiane në një nivel prej 18 për qind të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë.

Kjo nënkupton shpenzime publike më pak dhe një cenim të parimeve kushtetuese. Rusia ka 3.4 herë tatime të munguara më shumë se shpenzimet e saj për kujdesin shëndetësor, e pasuar nga Brazili me 1.7 herë më shumë dhe deri te Shtetet e Bashkuara, të cilat edhe pse kanë një humbje prej tatimeve të munguara në shumën 1.28 triliardë dollarë, ajo që është shqetësuese është se kjo shumë konsumon një pjesë prej 19 për qind të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor.

Baby Boo