TË SIGUROSH EKZISTENCË NGA MALI, MBLEDH FRUTA PËR TË BËRË PIJE SHËRUESE


https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1303308983132636/

Mes gjelbërimit dhe tingujve nga rënia e ujit, duke u futur në brendësinë e malit, Fshati Smollare i zbulon shijet e Bellasicës. Si shenjë mirëseardhjeje, në oborrin e Mitko Kostovit, syri juaj do të “kapë” ngjyra interesante dhe kombinime të krijuara nga receta të vjetra rreth 30 vjeçare. Kostov, pohon se Bellasica është një nga malet më të pasura në Maqedoni, i mbushur me bar të ndryshëm, çaje, mjedra, boronica, luleshtrydhe dhe fruta të tjera mali.

“Ishin disa studentë farmacistë nga Maqedonia dhe Rusia të cilët u shëtitën nëpër të gjitha malet në Maqedoni. Prej tyre dëgjova, sepse kishin fjetur në shtëpinë e pyllit, se të gjitha çajet e Bellasicës janë më shëruese, për dallim nga çajet e Orgazhdenit apo Pllaçkovicës. Çaji më i rëndësishëm është trumza, sepse në majën e Bellasicës në diku 1.700-1.800 metra është me ngjyrë të kuqe dhe është trumza e vërtetë”, tha Mitko Kostov – mbledhës i bimëve dhe frutave pyjore.

 Turistët dhe kalimtarët e rastit, janë klientët më të shpeshtë që i blejnë produktet e banorëve të fshatrave të Bellasicës, të cilët gjithë natyrën e mbledhin në një vend – në shishe apo në kavanoz.

600 Metra prapa meje gjendet edhe Ujëvara e Smollarit. Por Bellasica është shtëpi jo vetëm e ujëvarave të pasura, por edhe shtëpia e burimit më të nxehtë të ujit në Bansko, i cili arrin deri në 70 gradë celsius. Bari dhe frutat e pyjeve janë pasuria që Bellasica e bart me vete dhe pasura nga e cila banorët lokalë mund të kenë përfitime ekonomike.

 Qëllimi i projektit të UNDP-së është mbrojtja e bio-diversitetit në Bellasicë. Projekti do të zbatohet në dy vitet e ardhshme. Nga UNDP-ja thonë se së pari do të evidentohet pasuria bimore e malit, pas çka produktet do të marrin brend me prejardhje gjeografike.

 “Do të jenë me shenjë, që brendi i këtyre prodhimeve finale të mund të zhvillohet ekonomikisht. Brendi  do të mund të hyjë në rrjetin e prodhimeve dhe ta nxisë ofertën turistike, si vend i  rëndësishëm ekologjik. Përveç kësaj, nga ana tjetër do të identifikohet Bellasica edhe për vlerat e saja”, u shpreh Pançe Nikollov – tim lider I projektit.

Banorët konsiderojnë se me këtë hap do të rritet interesi edhe tek blerësit, por edhe tek mbledhësit lokalë, sepse Bellasica mund t’ua sigurojë të ardhurat për ekzistencë të gjithëve.

 “Po, ka. Mali është i pasur. Po të merreshin njerëzit me të, ndoshta nuk mund të sigurojnë të ardhura për tërë familjen, por për vete po. Ka edhe kërpudha. Mund të mblidhen vërganj dhe lloje të tjera dhe mund të jetohet me shitjen e tyre”, tha Mitko Kostov – mbledhës i frutave të malit.

 Fshatrat e Bellasicës janë të vetëdijëshm për pasurinë e mrekullueshme të këtij mali. Viteve të fundit po mbahet edhe Festa e Gështenjës. Brendimi dhe programet për mbrojtjen e biodiversitetit duhet të çojnë deri te zhvillimi ekonomik, por edhe deri te mbrojtja dhe qëndrueshmëria e pasurisë natyrore.

Baby Boo