Të shtënat në fitnes: Policia tregon në detaje se si u gjuajtën me armë dy grupet


Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga incidenti i mbrëmshëm në Gjilan, ku katër persona janë arrestuar, pasi që kanë shtënë me armë zjarri në mes vete, shkruan Gazeta Metro.

Mbrëmë në Gjilan ka pasur gjuajtje me armë, ku disa persona kanë shtënë në mes vete, ku shkaqet janë ende të panjohura.

Rasti mësohet se ka ndodhur afër një fitnesi dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve të kalibrit.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Gjilan 18.11.2019-18:55. Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash. Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Baby Boo