Të shtëna në Toronto, një i vrarë e disa të plagosur


Një grua u vra dhe 14 njerëz të tjerë u plagosën në një incident me të shtëna në Toronto.

Policia tha se sulmi ka ndodhur të dielën vonë dhe se personi i armatosur ka vrarë veten në qarkun Griktaun.

Motivi për të shtënat nuk është ende i qartë.

Policia tha se në mesin e të plagosurve është së paku një fëmijë.

Global News citoi një burim të policisë në Toronto të ketë thënë se i dyshuari besohet se ka qëlluar në drejtim të policëve përpara se të vriste veten.

Zëdhënësi i policisë, Mark Pugash, tha se është shumë herët të përcaktohet nëse të shtënat janë të lidhura me terrorizmin.

Baby Boo