Të shtëna me armë zjarri, një i vrarë dhe 11 të plagosur


Një 38-vjeçar ka vdekur pas të shtënave masive në një park lojërave në New York.

Njëmbëdhjetë njerëz të tjerë, duke përfshirë një fëmijë u plagosën nga një breshër të shtënash rreth orës 23:00 të natës së shtunë, transmeton rtv21.tv

Zona ishte e mbushur me vendasit që ishin jashtë duke festuar “Javën e Kohëve të Vjetër”, një festë vjetore e komunitetit që nga viti 1956.

Një revole u gjet me të cilën besohet se është kryer sulmi.

Pas incidentit, shumë skuadra të policisë reaguan në zonën para se viktimat të dërgoheshin në spitalet e afërta.

Policia nuk ka zbuluar nëse ata aktualisht kanë ndonjë të dyshuar në lidhje me incidentin vdekjeprurës dhe situata është ende në zhvillim.

Baby Boo