Të shtëna me ar*më zj*arri në Tiranë


Një sherr me sende të forta ka ndodhur këtë mbrëmje në Kombinat. Mësohet se A.Sh., dhe E.G., kanë goditur njëri-tjetrin për motive të doëbta duke mbetur të plagosur.

Sipas Policisë së Tiranës, A.Sh., 60 vjeç ka qëlluar edhe me armë zjarri. Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Më datë 20.03.2022, në Kombinat, janë konfliktuar shtetasi A. Sh., 60 dhe E. G., 43 vjeç. Gjatë konfliktit, këta dy shtetas, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo