TË SËMURIT NGA KANCERI, S’KA HEMOTERAPI NË SPITALIN E MANASTIRIT


Personat që vuajnë nga sëmundje malinje në Pelagoni, kanë mbetur pa hemoterapinë e duhur. Ata kërkojnë që autoritet shëndetësore të gjejnë zgjidhje urgjente për tejkalimin e situatës së këtillë. “Pacientët shpeshherë vetë i blejnë barnat e tyre. Këto barna janë shumë të shtrenjta. Personat që kanë mundësi financiare i blejnë dhe pastaj u kthehen mjetet përmes Fondit. Personat që nuk kanë para, presin nga disa muaj, me çka shëndeti i tyre po rrezikohet, kurse njëkohësisht rritet edhe numri i vdekjeve”, tha Stojan Stojanovski, shoqatë për luftë kundër kancerit në Manastir.

Nga Spitali i Manastirit, konfirmojnë se nuk ka barna dhe thonë se problemi ka ardhur si pasojë e planifikimit të keq. Aktualisht mungojnë 100 ampula, të cilat duhet furnizuar sa më shpejtë që është e mundur.

“Tenderi i fundit ka qenë gjatë kohës së ekipit paraprak menaxhues. Ishin paraparë 360 ampula, që u shpenzuan në 6 muajt e parë. Ky ekip menaxhues e shqyrtoi problemin dhe nga dita e hënë, pacientët do ta kenë terapinë e duhur”,tha Suzana Konevska, zëdhënëse e spitalit klinik-Manastir.

Ministri i shëndetësisë, e pohon të kundërtën. Sipas tij, në të gjitha Institucionet Shëndetësore Publike, ka terapi për të gjithë pacientët.

“Informatat e mia flasin se ka terapi për të gjithë pacientët në të gjitha Institucionet Shëndetësore Publike. Ndoshta ka pasur sasi të zvogëluar, por e njëjta u kompensua gjatë ditëve të kaluara”, tha Venko Filipce, Minister i Shëndetësisë.

TV21 për më shumë se dy javë po tenton të marrë të dhëna të sakta statistikore – sa të sëmurë nga kanceri ka në Manastir, por askush nuk deshi t’i zbulojë këto numra. Sipas të dhënave zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik, deri në vitin 2016, numri i neoplazmave malinje vazhdimisht është në rritje. Ndërkaq, sipas informatave jozyrtare të cilat i siguroi TV21, në nivel vjetor në Rajonin e Pologut, vdesin 380 persona, shkaku i kësaj sëmundje. Pas publikimit të këtyre numrave befasues, në “Shirok Sokak” u paraqitën edhe grafite.

“Rekomandim: “Mos vdisni nga kanceri” – Komuna e Manastirit

“Nëse nuk duhet – nuk merrni frymë”

Qytetarët e anketuar në “Shirok Sokak” janë të shqetësuar dhe kërkojnë masa urgjente.

“Ka shumë persona që i kam njohur dhe të cilët kanë vdekur nga kanceri.”

“Duhet vetë njerëzit, kur e shohim sa është e vështirë në shtetin tonë, që një proces të vijë deri te rregullativë ligjore dhe të gjitha gjërat e tjera, duhet ne qytetarët në mënyrë masovike të organizohemi dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin.”

“Unë kam astmë dhe më pengon. Diçka më ngulfat. Vazhdimisht kollitem”, thanë disa qytetarë.

Përndryshe, PPS-ja verën e kaluar dy herë e ka kontrolluar dokumentacionin e tenderit të Spitalit Klinik të Manastirit dhe punën e ekipit paraprak menaxhues.

Përgatiti: Jovica Paunoski

Baby Boo