Të rritet pjesëmarrja e personave me nevoja të vecanta në jetën politike dhe publike në RMV


Shoqata e personave me nevoja të vecanta Mirësia A.B kërkon pjesmarrje më të lartë dhe angazhim më të madh të personave me nevoja të vecanta në jetën politike dhe publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si Shoqatë e personave me nevoja të vecanta konsiderojmë se ky do të ishte edhe një kontribut nga ana e shoqërisë dhe e shtetit tonë për barazinë faktike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut meqë barazie for male në aspekt kushtetues dhe juridik këtu te ne nuk mungon. Pra rritja e pjesmarrjes së personave me nevoja të vecanta nē jetën politike dhe publike duhet të bëhet për të treguar dhe dëshmuar se edhe këta persona kanë jo vetëm vullnet e dëshirë por se të njëjtët kanë dhe aftësi jo vetëm njerëzore por edhe me zotësi intelektuale që të kontribuojnë për zhvillimin dhe përparimin e vendit apo për arritjen e të mirës së përgjithshme si dhe për rritjen e mirqenies materiale në shoqëri dhe në shtet.

Si Shoqatë e personave me nevoja të vecanta “Apelojmë deri te të gjitha strukturat përparimtare në shoqëri dhe shtet që personat me nevoja të vecanta ti pranojnë dhe ti trajtojnë si persona me aftësi të barabartë”.Konsiderojmë se në aspekt shoqëror nuk duhet dhe nuk është mirë të këtë dallime mes njerëzve sepse të gjithë duhet jo vetëmse të llogaritemi por duhet edhe të jemi të barabartë. Ju sigurojmë se edhe personat me nevoja të vecanta duan të marrin përgjegjsi dhe të zbatojnë obligime të barabarta me të gjithë individët e tjerë në shoqëri dhe në shtet.

Shoqata e personave me nevoja të vecanta Mirësia A.B Partive politike në RMV u apelon që nëpër listat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës, në listat e kandidatëve për Kryetarë komunash dhe në listat për këshilltarë të asambleve komunale të kandidojnë më shumë persona me nevoja të vecanta. Meqë si Shoqatë e personave me nevoja të vecanta vlersojmë dhe konsiderojmë se prania e personave me nevoja të vecanta në jetën politike dhe publike është akoma e ulët apo dhe shumë simbolike këtu në RMV.

Shoqata e personave me nevoja të vecanta Mirësia A.B

Kryetar, Abaz Berisha , Shkup 28.12.2021

Baby Boo