Të rinjtë në mërgim, të moshuarit në shtëpi të pleqve! Çdo vit rritet kërkesa për strehim të të moshuarve në Kumanovë


Vit pas viti rritet numri i të moshuarve që kërkojnë strehim në shtëpinë për të moshuar “Zafir Sajto” në Kumanovë.
“Të themi se mirë, çfarë ka dhënë zoti. Mirë falë zoti është mirë. Ku të shkoj kur nuk kam ku të shkoj duhet të rri këtu ku të shkoj tjetër. Tani të rinjtë dëshirojnë të rrinë vetëm, ndërsa ne të moshuarit këtu”, tha një e moshuar.

“Kushtet a janë të mira? Shumë janë të mira. Tani shpejt kam ardhur dhe do të rri këtu deri në fund të jetës”, u shpreh një i moshuar.
“Këtu jam për 30 vite. Na japin ushqim aq sa ka, Çfarë ka atë e hamë”, tha e moshuara.
Emigrimi i rinisë është një prej arsyeve që ka rritur kërkesën për strehim të të moshuarve, thotë drejtori i këtij institucioni Dejan Stojanovski.

‘’Vitet e fundit nga të gjithë trazirat që ndodhën ndoshta nuk u lejuan më shumë investime në vend në kapacitete të reja, ndaj në nivel shtetëror mungojnë objekte të tilla edhe pse ka privat mjaftueshëm. Me kalimin e viteve numri është në rritje, ju e dini që Maqedonia është një vend emigrues, sidomos të gjitha ato ndryshime që po ndodhin në Maqedoni dhe në Ballkan kanë bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi ndërsa të moshuarit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, kështu që shtëpitë e pleqve janë vendi i duhur’’, deklaroi Dejan Stojanovski – drejtor.

Kapaciteti i kësaj shtëpie për 175 persona është paraparë të jetë institucion rajonal që do t’i plotësojë nevojat për Kumanovën, Kriva Pallankën dhe Kratovën. Gjithsej në këtë shtëpi kishte 180 persona, por si parandalim për përhapjen e virusit korona numri është ulur në 145. E njëjta edhe po rikonstruohet, ndërsa pritet që punimet të përfundojnë deri në fund të Vitit të Ri.

Baby Boo