Të rinjtë me fakultete, nuk zgjedhin punë


Sezoni veror në Dibër dhe rajon u mundësoi shumë të rinjve dibran të papunësuar që të angazhohen duke gjetur punë nëpër objektet e ndryshme hotelerike, si dhe angazhime të tjera në sektor të ndryshëm jo vetëm në Dibër por edhe në bregdetin shqiptar. Jeta gjatë pandemisë shkaktoi probleme të shumta ekonomike dhe ndihmesa e të rinjve duke u angazhuar në sfera të ndryshme është e mirëseardhur për shumë familje dibrane.

Të rinjtë të papunësuar në Dibër, fillimi i kësaj vere u mundësoi të sigurojnë një vend pune, qoftë edhe i përkohshëm. Një pjesë e theksuar e të rinjve dibran që zvarriten pa punë vite me radhë, edhe këtë verë janë të angazhuar si kamarier, tregtar, muzikantë, taksist, dhe profesione të tjera, me qëllim që të përfitojnë paga të cilat do të ndihmojnë ekonominë familjare. Disa të rinj dibran që ishin të papunësuar thonë se lehtësimi i masave, faktikisht hapi dyert që edhe ata të punësohen përkohësisht në disa sektorë.

Në objektet shërbyese dhe hotelerike janë të angazhuar afro 100 të rinj meqë edhe kërkesa për realizimin e gëzimeve familjare është e madhe. Si kamarier mund të gjesh edhe të rinj të cilët kanë përfunduar shkollimin superior të cilët thonë se duke pritur punë një kohë të gjatë, edhe profesioni i kamarierit është joshës për ata. Vera e këtij viti mundësoi që shumë të rinj të cilët janë aktiv në sferën e muzikës të marrin pjesë në ansamblet që argëtojnë dasmorët por jo vetëm ata.

Një pjesë e mirë e muzicientëve dibran këtë verë kënaqin bashkëqytetarët e tyre edhe nëpër kafenetë, sidomos ata që gjenden në bregun e Liqenit të Dibrës. Në krahasim me kamarierët të cilët punojnë brenda një nate për 30 euro, situata tek pagesa me muzikantët është diçka më ndryshe, Muzicientët kanë paga të majme dhe për një dasmë një grup pesë anëtarësh merr mes 1000-1500 euro. Në Dibër këto ditë në taksi automjete, mund të takoni edhe shumë të rinj të cilët janë të angazhuar nga pronarët e taksi kompanive si vozitës. Kur jemi tek angazhimi i të rinjve të theksojmë se pa marrë parasysh lartësisë së pagesave ditore ata janë të kënaqur nga angazhimi i tyre në sektorin e biznesit. Por, siç thotë ekonomisti i diplomuar Enis.

T i cili punon si kamarier, pas dasmave edhe këtë verë ata përsëri do të tentojnë të gjejnë një vend pune edhe pse, siç thotë ai, vazhdon të jetë prezent fuqia e librezës partiake kur është në pyetje punësimi.
Ka të rinj dibran të cilët edhe këtë verë janë të angazhuar me punë në qytetet turistike të bregdetit shqiptar. Bëhet fjalë për një numër të theksuar të të rinjve që janë angazhuar në Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Sarandë. Sipas të riut Ardit.

B ata kryesisht punojnë si kamarier por edhe si bar-men, meqë e njohin këtë profesion. Angazhimi i tyre është nëpërmjet lidhjeve që kanë shokët me të cilët shoqërohen viteve të fundit.
Por, ky angazhim i përkohshëm zgjat vetëm tre muaj. Këta të rinj të cilët me vite kërkojnë punë përsëri do të jenë të shqetësuar për jetën e tyre kur është në pyetje sigurimi i vendit të punës. Mes këtyre të rinjve ka edhe juristë, ekonomist, arkitekt, të rinj të cilët kanë përfunduar studimet të administratës publike, akademi muzikore etj.

Në Dibër numri i të papunëve aktualisht është mbi 4500 nga të cilët mbi 3500 kërkojnë punë në mënyrë aktive. Kjo do të thotë se shumë të rinj enden me vite për të kërkuar punësim. Studimi i tyre është krejt normale që ka stresuar buxhetin familjarë, dhe tani të rinjtë të papunë, pa marr parasysh diplomave të tyre me padurim presin punësime qofshin edhe ata të përkohshme. Prandaj punësimet e tyre gjatë kësaj vere kanë një efekt pozitiv në stabilizimin të buxhetit familjar, duke marr parasysh se afro 1000 familje dibrane janë nën asistencë sociale.

Baby Boo