Të rinjtë mbushin plazhet, çfarë ndodhi dje…


Plazhet në Greqi u mbushën dje plot me pushues, pas heqjes së kufizimeve. Shumë të rinj zgjodhën detin për të kaluar fundjavën, duke marrë rreze dielli, madje janë lejuar edhe të zhyten në ujë.

Pak ditë më parë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh se sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

Turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nënshtrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor.

Autoritetet e Athinës janë vlerësuar për mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore, me vetëm 166 jetë të humbura dhe mbi 2800 raste me Covid-19.

Baby Boo