TË RINJTË INKURAJOHEN TË REGJISTROHEN NË SHKOLLAT PROFESIONALE (VIDEO)


Ne i kushtojmë rëndësi dhe do të donim që semi maturantët të përcaktohen për arsimimin e mesëm profesional, duke pasur parasysh mundësitë më të mëdha për punësim. Kështu tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili ka shtuar se tregu i punës dikton dhe ka kërkesë për kuadër deficitar që do të dalin nga arsimimi profesional.

ARBËR ADEMI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Rreth 35 mijë vende janë përcaktuar për regjistrim në shkollat e mesme publike dhe i gjithë procesi ka qenë një proces më i gjatë rreth përcaktimit të numrave, kuotave për secilën shkollë përkatëse, pra më duhet të theksoj se si prioritet në MASH kemi promovimin e arsimit profesional. Nga viti i ardhshëm shkollor fillon edhe aplikimi i konceptit të arsimit dual në dy shkolla për herë të parë në Maqedoni.

Ai tha se si në arsimin fillor edhe të mesëm duhet të parashihen zgjidhje konkrete rreth orientimit profesional të nxënësve që nga mosha e hershme.

ARBËR ADEMI, MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Një zgjidhje e tillë shihet edhe në Draft Ligjin e arsimit fillor, i cili ende është në konsultim e sipër, në fazën e gjetjes së zgjidhjeve më të mira, mendojmë që në Maqedoni ka hapësirë për të punuar dhe përmirësuar arsimin profesional dhe të njëjtën po e bëjmë.

Sa i përket reformimit, Ademi tha se ata kanë nënshkruar plane të reja që kanë të bëjnë me arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, trevjeçar dhe se kanë ndërmarrë edhe hapa konkrete për zbatim praktik të konceptit të arsimit të dyfishtë, duke ndjekur praktikat e vendeve të zhvilluara.

Baby Boo