Të rinjtë gjithnjë e më pak të interesuar për zejtarinë


Kryetari i Odës së Zejtarëve – Kumanovë, Agron Fazliu ka deklaruar se për momentin interesimi i të rinjve për artizane është i barabartë me zero. Ai shtoi se të rinjtë nuk shohin perspektivë te artizanet e vjetra dhe për këtë arsyeje nuk i ndjekin artizanet dhe preferojnë më shumë diçka tjetër.

Dyqanet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, kanë filluar t’ia vendosin drynin bizneseve të tyre si shkak i mungesës së punës por edhe të punëtorëve të rinj të cilët nuk kanë interesim të punojnë zejet e vjetra të tyre. Pronarët e artizanaleve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, thonë se rrezikohen bizneset e tyre pasi që me vite nuk janë ndihmuar as ata dhe as të rinjtë nuk janë stimuluar për të ndjekur artizanet e vjetra.

Kryetari i Odës së Zejtareve – Kumanovë, Agron Fazliu, ka deklaruar se për momentin interesimi i të rinjve për artizane është i barabartë me zero. Ai shtoi se të rinjtë nuk shohin perspektivë te artizanet e vjetra dhe për këtë arsyeje nuk i ndjekin artizanet dhe preferojnë më shumë diçka tjetër.

“Por vlen të theksohet se me ndryshimet e fundit që bëri Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku vendosi edhe ndarjen e bursave për nxënësit që do ndjekin mësimin dual kemi pasur një rritje të dukshme. Ky interesim erdhi pas një promovimi që i bëri mësimit dual Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Odën Ekonomike dhe institucionet tjera”, deklaroi Fazliu. Ai gjithashtu tha se nga 37 paralele sa kishte gjatë vitit të kaluar në arsimin e mesëm profesional tani kemi 97 paralele, siç tha ai, kjo është një rritje e kënaqshme.

Fazliu duke shpjeguar sakrificat për mbajtjen gjallë të këtyre veprimtarive tha se po mundohen t’i mbajnë gjallë këto veprimtari si trashëgimi kulturore pasi që nuk janë aq profitabile. Ai mes tjerash thotë se për veprimtaritë të cilat janë profitabile interesimi deri diku është i kënaqshëm pasi që duke fituar aftësitë e një artizane profitabile të rinjtë e kanë më të lehtë për të qenë konkurrent në tregun evropian.

“Nevoja për të pasur të rinj që ndjekin dhe marri aftësi të artizaneve është e madhe dhe asnjëherë nuk mund të themi se është e mjaftueshme. Të gjithë duhet të edukojmë fëmijët tanë dhe t’i motivojmë që të ndjekin në arsimin e mesëm shkolla profesionale dhe të bëhen inxhinier të mirë apo qoftë edhe saldues, elektromontues apo një mjeshtër i mirë i çfarë do veprimtarie”, ka shtuar Fazliu. Në fund ai i mllefosur deklaroi se një nga shkaqet kryesore se pse kanë ikur të rinjtë nga këto veprimtari është edhe si pasoj e mos vlerësimit të mjaftueshëm ndaj atyre që kanë pasur këto profesione. “Por tani në shoqërinë tonë po e shohim se sa të rëndësishëm janë të gjithë profesionet dhe nuk ja vlen të nënvlerësohet asnjë prej tyre”, përfundoi ai.

Jetmir Asani, pronar i një nga dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për gazetën KOHA, është shprehur se interesimi i të rinjve për mësimin e artizaneve është tepër i ulët. Ai ka thënë se edhe pse ka humb tradita e çirakëve në Çarshinë e Shkupit, mjeshtrit më së shumti zanatin u’a mësojnë familjareve të tyre, pasi që trashëgimia e zanatit tashmë në disa familje është traditë e tyre dhe kultivojnë gjeneratë pas gjenerate.

“Mirëpo ekziston edhe një problem ku është ligji për të drejtat e fëmijëve, ku mësimin e zanatit e konsideron si abuzim me fëmijët nëse personi që e merr zanatin është nën moshën 14 vjeçare dhe pikërisht kjo ka bërë që edhe mjeshtrit të mos angazhojnë të rinj që nga mosha më e re. Ndërsa nga ana tjetër ka mundësi të tepërta që nuk shfrytëzohen nga të rinjtë që organizohen nga shtëpia e zanateve në Shkup të cilat janë kurse të filigranit dhe kurse tjera për artizane”, shtoi Asani.

Ndryshe, zejtarët fajësojnë Qeverinë se nuk i ka përkrahur në këto të vështira të pandemisë me virusin korona për të mbetur të gjallë. (koha.mk)

Baby Boo