TË Q*FSHA MOTRËN’, DEL VIDEO, JA MOMENTI KUR KREU I PD SHAN RËNDË POLICËT


Mbrëmjen e kaluar është arrestuar kreu i PD-së në qytetin e Gramshit, Elmas Haruni.

Newsbomb.al ka siguruar videon e momentit kur Haruni është ndaluar nga forcat e  policisë së bashku me shoferin e tij pasi kanë qenë në automjet në gjendje të dehur.

Në video duket qartë se Haruni kundërshton ashpër forcat e policisë duke përdorur edhe një gjuhë vulgare. Ai nuk ka nguruar të shajë e të ofendojë efektivët e policisë të cilëve i kërkon të dalë nga makina.

Menjëherë pasi nuk i është bindur patrullës ai është vënë në pranga së bashku me Artur Rrodhe dhe Erion Zeneli.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Baby Boo