Të premten prot*estohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës në Maqedoninë e Veriut


Të premten do të mbahet pro*testa e tretë e radhës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe nga radhët tjera, organizatorët paralajmërojnë një formë tjetër pro*teste për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 7.4% të rrymës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prot*estë do të ketë në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Kërçovë dhe do të ketë formën e një aksioni gueril, shprehet Arianit Xhaferi, anëtar i Këshillit Organizativ.

Sipas tij, protesta duhet të zgjerohet edhe në qytetet tjera sepse rryma është rritur në nivel shtetëror dhe jo vetëm në disa qytete.
Njëkohësisht ai u bëri thirrje organeve kompetente që t’i marrin me seriozitet kërkesat e protestuesve, që të mos vijë te ndonjë eskalim të tyre.

Baby Boo