Të premten organizohet marsh në nder të Rexhail Qerimit

Vëllau i të ndjerit Rexhail Qerimi, Jetulla Qerimi me anë të një statusi në facebook ka njoftuar se të premten do të organizohet marsh në nder të Rexhail Qerimit i cili ndërroi jetë në burgun e Idrizovës, në rrethana të mistershme dhe i njejti ishte i dënuar për rastin “Alfa” me burg të përjetshëm.

Jetulla Qerimi gjithashtu ka bërë të ditur se do të kërkojnë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-së për vdekjen e dyshimtë të vëllaut të tij si dhe për të gjitha rastet tjera të montuara, njofton SHENJA.
Në vijim ja postimi i plotë i Jetullah Qerimit:

Të dashur bashkëatdhetar
Ju njoftojmë që në dat 04.02.2022 ditën e Premte, në ora 13:30
Do të mblidhemi tek sheshi Skender Beu ku dhe do të fillojm marshin në nderë të Rexhail Qerimit si dhe do të kërkojmë hetim ndërkombëtar në zyrat e BE-s për vdekjen e dyshimt si edhe për të gjith rastet tjera të montuara politike.
Ftoj të gjithë shqiptarët që ti bashkangjiten marshit për Drejtësi.
Me respekt familja Qerimi