Të porsalindurit i thyhet krahu në Gjinekologjinë e Shkupit- rasti tentohet të fshihet


Babai i foshnjës së lindur me 31.12.2023 në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë në Shkup ka pohuar se atij dhe gruas së tij i ishte fshehur se fëmija i tyre i porsalindur kishte një krah të thyer, gjë që e morën vesh kur u lejuan ta shihnin për herë të parë. Ai pohon gjithashtu se kur ka kërkuar informacion është përzënë nga njëra nga motrat medicinale, ndërsa gruaja e tij ka arritur ta shohë foshnjën vetëm pesë minuta pas një sërë tentimesh.

– Gruaja nuk e kishte parë foshnjën, vetëm për pesë minuta, nuk ia sollën për ta parë. Erdhëm të pyesim pse nuk po na lënë ta shohim foshnjën. E shoqja e ka fotografuar me krahun e thyer. Vetëm tani, një orë e gjysmë më parë na dhanë informacionin se foshnja kishte një krah të thyer. Nga 31 dhjetori e deri më sot, deri më parë një orë e gjysmë, nuk kemi pasur asnjë informacion se çfarë po ndodh dhe si – thekson Blagojçe Damjanovski babai i foshnjës.

Baby Boo