Të papunë dhe kumarxhinj

Bashkia me numrin më të lartë të të papunëve dhe numrin më të madh të të varfërve vazhdon t’i mbajë shpresat te kumari.

Baby Boo Tinex

Pikat e lojërave të fatit në Pogradec janë shpërndarë në qendër, anës liqenit dhe deri në periferi.

Fenomeni shqetësues mbetet një ndër faktorët kryesorë të divorceve, por para se të shkojnë në shkallët e gjykatës frekuentuesit e tyre në këmbim të vlerave monetare lënë peng aparate celulare, pajisje elektronike, automjetet e në raste ekstreme edhe pronat e paluajtshme.

Pogradeci është një tjetër qytet në Shqipëri që në vend të politikave për zhvillimin e turizmit përballet me kumarin. Në qytetin turistik duket se ky mbetet biznesi më fitimprurës i cili hapet herët në mëngjes për tu mbyllur pas mesnate.

Top Channel

Restorant Lumare