Të paktën 10 të plagosur në një sulm me raketa ruse në Kiev, mes tyre një vajzë 11-vjeçare


Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko tha se 10 persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, u plagosën nga rrënojat e mbetura, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa në kryeqytet herët më 21 mars.

Të gjitha raketat u rrëzuan në rajonin e Kievit dhe mbetjet e raketës së rrëzuar ruse goditën disa ndërtesa banimi, objekte industriale dhe një kopsht fëmijësh.

Shërbimet e urgjencës janë në terren në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe po shuajnë disa zjarre, shtoi Klitschko.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan në një mesazh Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 31 raketa ruse të drejtuara në Kiev në fillim të 21 marsit.

Armiku sulmoi (Kievën) me dy raketa balistike Iskander-M, si dhe me 29 raketa Kh-101”, thuhet në mesazh.

Baby Boo