Të pa strehët të lënë në harresë, MPPS i ik përgjegjsisë!


Të uritur e duke shtrir dorën për një kafshat bukë, të pa larë, të grisur të përgjumur kështu është gjendja e të pa strehëve që shëtisin nëpër Tetovë. Nëse reth orës 5 të mëngjesit jemi tek “Parku i grave”, do të shohim se si dalin nga të gjithë anët ata që këtë park e kanë shtëpi, dhomë gjumi dhe gjithçka. Të kontaktuar nga portali <Pa Censurë>, Komuna e Tetovës thekson se në këtë drejtim mundësit e komunave janë teje të limituara dhe pranojnë pafuqinë për t’i trajtuar këto fenomene shqetësuese. Ndërsa topin e hedhin tek ministria e Punës dhe Politikës Sociale të cilët janë të pa kapshëm për portalin tonë.

Më posht vijon prononcimi i Komunës së Tetovës:

“Fatkeqsisht mundësitë e Komunave në këtë drejtim janë tejet te limituara. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të ketë një regjistër digjital të personave të pa strehë, e cila me programe të ndryshme duhet t’i trajtoj.

Një program i tillë ishte filluar nga Qeveria paraprake për ndërtimin e banesave sociale, por Tetova nuk u përfshi nga mosvullneti i Qeverisë së atëhershme në hartën e investimeve të ndërtimit të këtyre objekteve banesore. Shumica e këtyre investimeve përfunduan në Maqedoninë Lindore”

Portali <Pa Censurë> ka dalur në Teren për të takuar ndonjë nga të pa strehët dhe për ta pyetur hallin e tyre. Ne u ballafaquam me një numër të madh të tyre, gjegjësisht me tre që komunikuam, njëri nga to ishte rast më i rëndë , ne në bisedë me të pa strehun pamë se ai ishte edhe me të meta fizike, nuk e dinte as emrin e vet, ndërsa na tregoi se si ka pësuar nga anëtarët e familjes të cilët e malltretojnë çdo ditë dhe e kan nxjer nga shtëpia së bashku me vëllanë.

Pa Censurë do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga MPPS, për të gjithë përsonat të cilët lihen në harresë nga ky institucion.

 

 

Përgaditi: Nevrij Ademi

Baby Boo