Të ndihmojmë Gadafin


Ky në mes është Gadaf Memedi, 22 vjeç, student i cili ka ngelur edhe pa të dy prindërit edhe pa kulm mbi kokë. Njëherit Gadafi përballet me probleme shëndetësore dhe lëviz me karrocë.

Të ardhurat e tij nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar qiranë, energjinë elektrike dhe ushqimin. Ndonëse plot vullnet për jetë dhe prosperim, kushtet e vështira ia pamundësojnë ecurinë arsimore dhe profesionale.

Miqtë e tij para 3 ditësh nisën aksion për të grumbulluar 25.000€ për t’i blerë një banesë. Apelojnë te secili prej jush që të dononi nga buxheti juaj qoftë edhe vlerën e një kafeje, të bindur se së bashku mund të grumbullojmë 25.000€.
Deri tani janë grumbulluar mbi 7.000€

Klinkoni në këtë link dhe ndiqni hapat. Ju duhet 1 minut për të lehtësuar jetën e një studenti.

LINKU:https://www.gofundme.com/f/nje-mik-kerkon-ndihmen-tuaj?fbclid=IwAR2OxSy6BSwxivvegQsOqK6JnkGa6Bh4H5gqGvpyO6hXlqN5qhe6hBkBCKM

Baby Boo