Të mërkurën i kthehen kompetencat Taravarit


Të mërkurën, kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit do t’i kthehen kompetencat për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat fillore dhe jo vetëm, ndërkohë që ligji parasheh marrjen e kompetencave më së shumti deri në 12 muaj.

Kryetari Taravari tha se me kthimin e kompetencave do të hapet rruga për rregullimin e situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.

“Po, të mërkurën më kthehen kompetencat në emërim dhe shkarkim të drejtorëve në arsim, dhe hapat e ardhshëm do të jenë në drejtim të rregullimit të situatës kaotike në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar”, tha për Portalb.mk, Taravari.

Neni 171, i ligjit për arsim fillor thotë:

“(1) Nëse krahas sugjerimeve dhe masave e aktiviteteve të ndërmarra, organet e komunës nuk e
sigurojnë realizimin e punëve të cilat janë përcaktuar me ligj si kompetencë e saj dhe për
realizimin e të cilave kompetente është komuna, me fuqinë e këtij ligji ju hiqet kryerja e
kompetencës përkatëse.
(2) Kryerjen e punëve të hequra e ndërmerr Ministria, por më së shumti deri më një vit nga dita e
marrjes së tyre.
(3) Ministria punët e hequra në kompetencë të komunës i kryen në emër dhe në llogari të
komunës.
(4) Për heqjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni, njoftohet organi i administratës shtetërore
kompetent për kryerjen e punëve nga fusha e vetadministrimit lokal dhe organi i administratës
shtetërore kompetent për kryerjen e punëve nga fusha e financave”.

Përndryshe, kompetencat në fushën e arsimit kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari iu morën më 22 shkurt të 2018-s, për arsye siç patën deklaruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sepse ka pasur shkelje gjatë emërimit të drejtorëve të rinj.

Por këto arsye u patën hedhur poshtë si të pabaza nga Taravari, dhe ai vendimin e pati quajtur politik. Madje ai paralajmëroi, se me kthimin e kompetencave, do të largohet fenomeni në Gostivar ku kemi drejtorë prej fejsbuki dhe me nga 6 herë ushtrues detyre, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin.

Baby Boo