Të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Bokrina dhe Djerri përcillen në banesën e fundit


Përcillen sot për në banesën e fundit 41 viktimat e tragjedisë së urës Morandi në Xhenova.

Të mbuluar me flamujt e Shqipërisë janë edhe arkivolët e shqiptarëve Admir Bokrina dhe Marjus Djerri.

Dy shqiptarët ishin nisur si çdo ditë për në punë, por shembja e urës rezultoi fatale për jetën e tyre dhe të 39 personave të tjerë.

Bokrina kishte një firmë të vogël në Itali, aty ku ishin të punësuar familjarisht, me të punonte edhe 22 vjeçari Djerri.

Ai kishte pasion edhe futbollin, ëndërr e cila u pre në mes.

Në Itali ka plasur një pakënaqësi ndaj autoriteteve në lidhje me sigurinë e rrugëve.

Ndërsa edhe në vendin tonë do të nisë një inspektim i urave, një pjesë e të cilave janë të degraduara./Gazeta Express

Baby Boo