Tea e lidhur me Fation Kuqarin? Jo! Por e lidhur me mikun e tij


Pas ndarjes nga Bearti, Tea ka qenë shumë e afërt me Fationin. Ata janë parë kudo bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos i kusyer fotot e videot në rrjetet sociale. Madje, fansat filluan të dyshojnë se mes tyre mund të ketë lindur një romancë, zëra këto të mohuara nga Tea. Kjo e fundit vetëm pak ditë më parë në “Shqipëria Live” pranoi se nuk është më “single”. E këtë e ka konfirmuar edhe një herë ditën e sotme.

Ish-konkurrentja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku është pyetur “Single je akoma?”. Dhe Tea është përgjigjur shkurtimisht “Jo”.

Më tej, ajo ka zbuluar se i dashuri i saj është shok me Fation Kuqarin. “Nuk bëhet i dashuri jot xheloz për Fationin, kohët e fundit jeni shumë shpesh bashkë”, i ka shkruar një tjetër. “Joo, Fationi është rob zoti dhe janë miq”, ka thënë Tea.

Baby Boo