Të ketë qenë kjo arsyeja e ndarjes nga Tea? Bearti bëhet pjesë e platformës së famshme për të rritur


Mbrëmjen e djeshme Bearti bëri një deklaratë të fortë për ndarjen nga Tea. Si fillim ai publikoi një shprehje që dukej se ishte dedikim për Tean dhe më pas konfirmoi për herë të dytë se janë ndarë dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij.

“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhej në shprehjen që shpërndau Bearti.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi ai më pas.


Pas këtyre thumbave nuk mungoi as reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë. Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punët mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Ndërkohë që ende po aludohet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur “OnlyFans”. Në këtë platformë njerëzit publikojnë foto provokuese, që nuk mund të postohen në rrjete të tjera sociale dhe të tjerë mund të abonohen aty për të parë imazhet kundrejt një pagese.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”- ka shkruar Meridian Ramçaj.
Të ketë qenë kjo arsyeja e ndarjes nuk mund ta themi me siguri, por ky detaj lë vend për dyshime.

Baby Boo