“Të kanë gjetur në koshin e plehrave, ata s’janë prindërit e tu!”, Pranvera kërkon të vërtetën


Pranvera ka 7 vite që kërkon të vërtetën e jetës.

Ajo ka një pikëpyetje të madhe për të cilën shpreson të marrë përgjigje.

Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Pranvera ka ftuar gruan që e ka rritur dhe atë që e ka lindur. Ajo përshkruan fëmijërinë e saj të vështirë dhe momentin e parë të përballjes me prejardhjen e saj të vërtetë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë rrethanash ke marrë vesh që ke qenë e birësuar?

Pranvera: Kam qenë në klasën e parë.

Ardit Gjebrea: 7 vjeç?

Pranvera: 7 vjeç. Ka qenë ora e vizatimit ndërkohë që një shoqe para bankës time kthehet dhe më thotë që “e di që ti s’i ke prindërit e tu vërtetë? Që të kanë gjetur në koshin e plehrave?” Dhe në atë moment jam rebeluar shumë, kam bërë një zhurmë shumë të madhe në klasë. Një zhurmë që në atë moment ka ardhur mësuesja që jam e bindur… nuk e di nëse jeton, do t’i kujtohet episodi. Erdhi dhe tha “ç’është kjo zhurmë këtu në klasë?” Edhe tha “Pranvera po bën zhurmë”. Ajo erdhi për të më goditur në kokë dhe unë në atë kohë kisha gërshërët dhe lapsin në dorë dhe për t’u mbrojtur kisha duart në kokë dhe kur ajo tentoi për të më goditur, iu ngul gërshëra. U bë një problem shumë i madh në atë klasë dhe më pas zbuluan arsyen pse unë isha rebeluar dhe pse ndodhi e gjitha.

Ardit Gjebrea: Ato e dinin?

Pranvera: Të gjithë e dinin.

Ardit Gjebrea: Vetëm ti nuk e dije.

Pranvera: Isha e vogël.

Ardit Gjebrea: Ti pyete në shtëpi pas këtij episodi?

Pranvera: Po. Shkova në shtëpi duke qarë, gjithmonë shkoja duke qarë në shtëpi. I thosha pse më thonë që unë jam gjendur në kosh dhe ju nuk jeni prindërit e mi?

Ardit Gjebrea: Ty ta thonin edhe të tjerët?

Pranvera: Po.

Ardit Gjebrea: Ah, pas asaj dite ty ta thoshin non stop këtë gjë.

Pranvera: Kudo. Prindërve të mi iu duhej që të shkonin derë më derë dhe të thoshin që “mos më sepse ajo nuk e kupton” dhe nuk ndalonin.

Baby Boo