“Të jesh mirë ti, se unë e pata”/ Griselda …


Një javë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, historitë e shumta që po dalin në dritë, po zbulojnë paaftësinë e shtetit për të ndihmuar qytetarët më të goditur nga fatkeqësia.

Një nga familjet më të tronditura nga tragjedia ishte familja Lala, me origjinë nga Kukësi, e cila jetonte në zonën e ish-Kënetës në Durrës.Vila e tyre nuk u shemb menjëherë, por pas disa orësh duke u marrë jetën nëntë personave. Prej asaj dite, ka pasur shumë spekulime se përse nuk u ndërhy më shpejt për të shpëtuar jetë njerëzish.

Xhaxhai i familjes Lala, Ali Lala, tha për Fax News tha se pas ceremonisë mortore, ai mësoi se i kishte vdekur edhe bashkëshortja nga zemra e thyer.

Xhaxhai thotë se të paktën Griselda mund të kishte shpëtuar.

“Griselda mund të shpëtonte, mungonin mjetet për ta nxjerrë,” tha i moshuari.

Edhe kushëriri i tyre, Ylber Lala tregon komonikimin e fundit me Griselda Lalën, vajzën 20-vjeçare që gjeti vdekjen poshtë rrënojave e cila i kishte thënë vëllait të saj, Ramë Lalës: “Të jesh mirë ti, se unë e pata”. Edhe ai shprehet se mungesa e mjeteve nga grup-shpëtimet ka shkaktuar këtë tragjedi në familje.

Baby Boo