Të hollat në zarf e “hollojnë” pagën minimale


Hulumtimet kanë treguar që shumica e të punësuarve që marrin pagë minimale, marrin edhe pagë në zarf, që tregon që tek ata ka hapësirë për rritjen e pagës vetëmse e njëjta faktikisht duhet të vërtetohet. Me rritjen e pagës minimale në të njëjtën kohë do të ulet edhe ekonomia e zezë, thotë ekonomistët

 

 

– Rritja e pagës minimale kurrsesi të fillojë të realizohet. Përfaqësuesit qeveritar dhe komuniteti i biznesit akoma debatojnë rreth mundësive për rritjen e pagës minimale prej 12.500 në 13.000 denarë. Ekspertët ekonomik thonë që ka hapësirë të mjaftueshme për rritjen e pagës minimale për 500 denarë, dhe se duhet të respektohen dispozitat gjatë pagesës, sepse tani – shumica e të punësuarve me pagën minimale, një pjesë të saj e marrin edhe në zarf, shkruan gazeta KOHA.

“Hulumtimet kanë treguar që shumica e të punësuarve që marrin pagë minimale, marrin edhe pagë në zarf, që tregon që tek ata ka hapësirë për rritjen e pagës vetëmse e njëjta faktikisht duhet të vërtetohet. Me rritjen e pagës minimale në të njëjtën kohë do të ulet edhe ekonomia e zezë”, thotë ekonomisti Zdravko Savevski. Ai shton se të dhënat, sipas të cilave deri 60 për qind  e të punësuarve që marrin pagë minimale pjesën e mbetur të pagës e marrin në zarf, janë tregues që ka një numër të madh të qytetarëve që mund të marrin pagë minimale më të lartë, gjegjësisht më shumë se shuma për të cilën janë të lajmëruar.

“Shefat duan që punëtorët t’ju punojnë për pak të holla. Janë mësuar të paguajnë paga të ulëta dhe të kenë fitim të madh. Atyre gjithsesi interesi më i madh u është fitimi, prandaj dëgjojmë se si rritja e pagës minimale do të ishte e dëmshme për kompanitë. Por jam i sigurt që me rritjen e pagës minimale, nuk do të mbyllen firmat, por vetëm do të ulet përfitimi i tyre”, shton Savevski.  Ai, mes të tjerash, thekson që pyetja kyçe tani është edhe sa Qeveria vërtetë dëshiron ta zgjidh problemin dhe sa do të zgjasë në qëllimin e rritjes së pagës minimale, duke marrë parasysh që në të ka biznesmenë, edhe vetë kryeministri është një ish-biznesmen, dhe janë afër biznes-lobit. Edhe analizat që i kanë bërë në Institutin për hulumtime ekonomike dhe politike “Finance think” thonë që ka hapësirë dhe është mjaftë e qëndrueshme që paga minimale të rritet në 13 mijë denarë. Sipas projeksioneve të “Finance think”, paga mesatare në vitin 2019 pritet ta kalojë 25.000 denarë, me ngritje të pritshme prej 4.2 për qind në krahasim me vitin 2018.

“Në pajtim me tendencat e tilla, të cilat janë pasqyrë e lëvizjeve të prodhueshmërisë në ekonomi, vlerësojmë që niveli i pagës minimale prej 13.000 denarëve do të ishte i qëndrueshëm në kontekstin aktual ekonomik, gjegjësisht nuk paraqet rrezik për vendet e punës”, thuhet në analizën e “Finance think”. Nga instituti theksojnë që debati për pagën minimale duhet të kufizohet në kuadër ekonomik dhe pritjet e opinionit të mbështeten në parimet ekonomike, në vend të retorikës populliste, të cilat në fund të fundit – mund të rrezikojnë shumë vende të punës në sektorët me paga të ulëta. “Qeveria t’i përkushtojë vëmendje të madhe zbatimit të dispozitave në terren të legjislacionit të punës, veçanërisht te dominimi i pagesës së pagës në zarf tek rreth 62 për qind e të punonjësve të siguruar në pagë minimale. Kjo është një tendencë shqetësuese që duhet urgjentisht të adresohet”, shtojnë nga “Finance think”. Paga minimale veçanërisht u bë interesante nga tetori i vitit 2016, kur po e njëjta u bë “loja” kryesore e partive politike në fushatën zgjedhore. U premtua rritje graduale e pagës minimale në 12.000 denarë në vitin 2017, e deri në 16.000 në vitin 2020.

Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, nga shtatori i vitit 2017 ishte paraparë pagë minimale prej 9.690 denarë në degët e industrisë për tekstil, rroba dhe lëkurë dhe 10.080 denarë në sektorët tjerë, derisa 12.000 denarë për të gjithë sektorët. Me këtë veprim, paga minimale u rrit për 19 për qind, gjegjësisht 25.1 për qind, pastaj duke u barazuar me të gjitha sektorët e ekonomisë, shkruan në “Analiza e efekteve nga ndryshimet e Ligjit për pagën minimale”nga autorët Marjan Petreski dhe Tereza Koçovska.

“Rritja e pagës minimale është e tolerueshme në shkallë të ndryshme, varësisht nga përgatitja teknologjike dhe niveli i specializimit të kompanive. Sa më i lartë të jetë niveli teknologjik i kompanisë dhe sa më i madh të jetë specializimi i prodhueshmërisë së saj, aq më i madh është kapaciteti të absorbohet rritja e pagës minimale. Në situatën e tillë, kompanitë edhe më lehtë mund ta rritin çmimin e prodhimit, konkretisht prirja e blerësve ta ndryshojë furnizuesin gjatë ngritjes së çmimit është më vogël kur bëhet fjalë për prodhim me vlerë të lartë të ofruar”, theksohet në analizë. Ata gjithashtu theksojnë që është e nevojshme forcimi i kapaciteteve dhe standardeve etike të Inspektoratit për punë, ndërsa Qeveria duhet të gjejë mënyra për “thyerjen” e lidhjes potenciale mes punëdhënësve dhe inspektorëve të punës.

“Përveç rritjes së kapacitetit për kryerjen e inspektimit, mbikëqyrje të kryqëzuar inspektuese me ekipe të kombinuara nga niveli lokal dhe qendror, mund të zbutet problemi në fjalë. Sindikatat duhet të inkurajohen nga ana e Qeverisë dhe nga palët tjera të interesuara. Qeveria nuk duhet të jetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në procesin e nxitjes së sindikatave, por mund ta mbështesë edhe përmes fushatave edukative. Formimi i këshillave ekonomike-sociale në një nivel shoqëror duhet të vazhdojë si praktikë e mirë për këtë segment”, theksojnë autorët në analizën.

Baby Boo