Të gjithëve ju intereson moti për nesër. Ja parashikimet e sinoptikëve


Moti i ngrohtë me temperaturë deri 31 gradë paralajmërojnë meteorologët për 1 Maj.

Nga DPHM informojnë se më 1 Maj do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla mesatare në orët e pasdites do të ketë kushte për zhvillim lokal të motit jostabil të ndjekur me shi lokal dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 31 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ngrohtë, me zhvillim të dobët deri në mesatar të vranësirave jostabile dhe me shi të shkurtër dhe bubullima të rralla, kryesisht do të jenë në orët e pasdites. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë juglindore, përkohësisht do të përforcohet.

Baby Boo