Të gjithë u gëzuan për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, por a e dini sa dokumenta duhet ti ndërroni nga fillimi?


Me marrëveshjen e re për emrin do të duhet të ndërrohen të gjitha dokumentet personale të qytetarëve. Kjo u bë e ditur edhe nga kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, gradualisht do të nis ky proces duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje me përdorim të përgjithshëm, informon INA.

Por këto ndryshime do të duhet të bëhen gradualisht, duke përcaktuar një periudhë kohore, ku kryeministri Zaev përmendi edhe diplomat, që duhet të ndërrohen brenda 5 viteve. Me këtë të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve të tjera zyrtare, që duhet të jenë valide dhe që do të shërbejnë për nevojat e tyre.

Zaev tha se është arritur zgjidhje e dinjitetshme që mbron identitetin dhe gjuhën maqedonase. “Republic of North Macedonia me përkthim në të gjitha gjuhët, që do të përcaktohet edhe në Kushtetutën e vendit. Kombësia është Macedonian/citizens of Republic of North Macedonia. Me këtë zgjidhje e forcojmë identitetin maqedonas”, theksoi Zaev në konferencën e mbajtur në Qeveri bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar.

Sipas tij, gjuha maqedonase dhe identiteti kulturor do të jenë të mbrojtura dhe të shkruhet makedonski/macedonian.

Zaev tha se pasi që marrëveshja do të ratifikohet para të gjithë faktorëve relevant në Shkup dhe Athinë, do ti dërgohet letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s se nuk ka barrierë për të marrë ftesë për anëtarësim. Letër e njejtë do ti dërgohet edhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri tha se sipas marrëveshjes është paraparë që në vjeshtë do të ketë referendum ku qytetarët do të deklarohet rreth këtij emri. Sipas tij me këtë marrëveshje ndërtohen marrëdhëniet e mira midis dy vendeve ,hapen perspektivat e integrimit dhe se vendi do të dal nga izolimi.

I pyetur për përdorimin e kodit shtetëror, ai tha se MK dhe MKD do të kenë përdorim të përgjithshëm, ndërsa vetëm në tabelat e makinave do të jetë NMK. Ai bëri të ditur se nëse ndonjëra nga palët nuk e respekton marrëveshjen, atëherë ajo do të jetë e pavlefshme.

Baby Boo