Të gjithë e festojnë njëherë, Jonida Vokshi e feston dy herë ditëlindjen e saj


Aktualisht, Jonida Vokshi është e angazhuar në serialin H.O.T, i cili pritet të transmerohet së shpejti në televizion. Së fundmi, aktorja është përballur me një surprizë të këndshme nga ana e kastit të aktorëve.
Megjithëse Jonida e ka ditëlindjen në muajin Prill, ajo e ka festuar për të dytën herë. Produksioni i H.O.T i solli një tortë dhe Jonida fiku qirinjtë e 35-vjetorit sërish.

Ka qenë Ermal Mamaqi, ai i cili ka ndarë videot në rrjete sociale ku ka shkruar: “Mos të dëgjoj më që nuk ta festoi ditëlindjen produksioni”. Ndërohë Jonida ka shkruar: “Kjo po ishte surpriza e vitit. Ua më kënaqët. 2 ditëlindje brenda vitit, yll”.

Baby Boo