Të gjitha skemat dhe kombinatorikat që mund të bëhen gjatë formimit të qeverisë


Organizimi i parë të zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet ndër ngjarjet më të rëndësishme pas ndrimit të emrit të shtetit. Sipas KSHZ zgjedhjet kaluan pa incidente dhe në mënyrë demokratike ashtu edhe siç deklaruan edhe organizatat e ndryshme joqeveritare dhe nderkombëtare. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare të cilët u mbajtën më 15 korrik në një kohë pandemie të virusit Covid19 u arritën rezultate të cilat do të duhet bërë disa kombinime numrash të deputetëve nga pothuajse të gjithë partitë që fituan qoftë edhe nga një deputetë.

Në presskonferencën e mbajtur nga KSHZ në datë 16.07.2020 ora 19 e 30 nxorën rezultate jo oficijale të cilat janë :
Kualicioni Mundemi – 46 mandate deputetësh
Kualicioni i VMRO –së – 44 mandate

Bashkimi Demokratik Për Integrim -15 mandate
Kualicioni ASH – AA – 12 mandate
E Majta(Levica) -2 mandate
PDSH – 1 mandat

Fitues të këtyre zgjedhjeve është kualicioni MUNDEMI të cilët fitaun më tepër mandate pra 46 nga të cilët : LSDM me kualicion 42 dhe 4 Lëvizja BESA kjo është në nivel shtetërorë si rezultatë se kush është Mandatarë për të formuar qeverinë e re. Në kampin shqiptarë BDI është partia e cila fitojë 15 mandate dhe në nivelë shtetërorë i bije të jet partia e 3-të më e votuar pas VMRO-së qe ka 44 mandate. Kualicioni ASH-AA janë gjithashtu në kampin shqipëtarë të cilët fituan 12 mandate 8 Aleanca Për Shqiptarët dhe 4 Allternativa. Kurse me më pak mandate janë E majta 2 dhe PDSH 1.

Tash populli do të ketë mundësi të vlerësoje se cila nga partitë do u mbahet premtimeve dhe programit partiak, plus edhe parimeve të cilet i proklamojnë si bazë të çdo lloji marrëveshëjesh me palën tjetër.
Ja disa nga kombinimet e mundëshme :
Mandatari është kualicioni Mundemi

1.Mundemi + BDI 46+15 = 61 mandate
2.Mundemi + BDI+ PDSH 46+15+1 = 62 mandate
3.Mundemi+ BDI+PDSH+E majta(Levica) = 46+15+1+2 =64 mandate
4.Mundemi + ASH-AA+ PDSH+E majta(Levica)= 46+12+1+2=61mandate
5.Mundemi+BDI+ASH(AA)+PDSH 46+15+8(4)+1=70(66)

Nëse mandatari i parë nuk arrinë të bëjë qeverinë atëherë e ka fituesi i dytë në nivel shtetërorë që ka fituar më shumë mandate, pra VMRO me 44 mandate.
Vijojnë keto kombinime:

1.VMRO+E Majta+BDI, 44+2+15 =61
2.VMRO+E Majta+BDI+PDSH, 44+2+15+1=62
3.VMRO+E majta+BDI+PDSH+ASH(AA), 44+2+15+1+8(4)=70(66)
4.VMRO + ASH-AA+L.Besa+Levica , 44+12+4+2=62
5.VMRO+ ASH-AA+L.Besa +Levica+PDSH, 44+12+4+2+1=63

Këto janë kombinimet e mundëshme për të formuar një qeveri me 61 mandate ose më tepër se 61.
Shpresojë që kjo qeveri më tepër të ketë për kombinim rrugen drejtë Bashkimit Europian dhe NATOS, bashkëpunimin me SHBA-të dhe jo rruges me Rusinë dhe Kinën. Gjithashtu mendojë që kjo qeveri duhet që të formojë sa më shpejtë qeverinë e ardhëshme dhe të kontrollojë situatën me COVID19. Të bëhet e gjitha për qytetarët dhe jo për partin!
Shkruan:Esmir M. Selmani

Baby Boo